×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shkrumbohet shtëpia, familja mbetet në qiell të hapur

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 8:23

    Një banesë është përfshire nga flakët në fshatin Aranitas në bashkinë e Mallakastrës.


    Shtëpia e shtetasit, Mersin Bregasi rreth 100m2 është shkrumbuar totalisht nga flakët. Shkak mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

    Brenda në banesë ndodhej vetëm një e moshuar, e cila fatmirësisht është nxjerrë prej aty pa pësuar dëmtime.

    Forcat zjarrfikësen të Mallakastrës kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit të vështirë.

    Kjo familje tashmë ka humbur gjithçka që kishte brenda ambienteve të shtëpisë, e cila i shkrumbua nga flakët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!