×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Tapë” në timon dhe me shpejtësi mbi 166 km/h në autostradë

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 8:42

    Policia Rrugore ka arrestuar dy drejtues makinash në gjendje të dehur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Nga kontrolli në autostradën Tiranë-Durrës, por edhe në rrugët e brendshme të kryeqytetit janë vendosur masa administrative dhe janë pezulluar disa leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

    “Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 128 km/h deri në 166 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende i lartë. Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 7 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

    Janë vendosur 16 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

    Monitorimi ka vijuar dhe në rrugët e brendshme të qytetit me drager, ku si rezultat janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 0.96 mg/l. Janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

    Si dhe janë vendosur 9 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pas sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit” mbyllet njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!