×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes nga Covid, gjyqtari i njohur shqiptar

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 8:03

    Koronavirusi i ka marrë jetën gjyqtarit Durim Kadiu. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije miku i Kadiut, ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi.


    Ky i fundit në një status në rrjetet sociale shkruan se Kadiu kishte qenë i sfilitur për disa javë me radhë se nuk ia kishte dalë dot mbanë.

    “Për njeriun e mirë Durim Kadiu. E pabesueshme! Miku im i mirë, Durim Kadiu nuk jeton më. Sëmundja e mallkuar covid 19, e cila e sfiliti për disa javë, i mori jetën. Nuk do kemi më midis nesh njeriun fisnik, gjyqtarin dhe familjarin shembullor.

    Njeri i ligjit nga viti 1994, gjyqtar, kryetar i Gjykatës së Kavajës, drejtor i kabinetit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndihmësgjyqtar i Gjykatës së Lartë, Durimi la kudo emrin e një njeriu të mirë dhe profesionisti të përkushtuar. Ngushëllime për nënën e tij, bashkëshorten dhe vajzat. Shpirti i tij pushoftë në paqe në amshim!”- shkruan Kadiu.

    Bilanci i Covid-19 në vend sa vjen e përmirësohet. Në 24 orët e fundit u regjistrua një viktimë dhe 53 raste të reja me Covid-19. Në total, në vendin tonë kemi 2 mijë e 397 viktima, 17 mijë e 921 të sëmurë aktivë dhe 110 mijë e 920 të shëruar nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!