×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura përplas një qytetar që po udhëtonte me biçikletë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 8:13

    Një person ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur rreth orës 21:05 në Tiranë.


    Mësohet se një automjet me drejtues M. V. ka përplasur një qytetar që po udhëtonte me biçikletë.

    I plagosuri ende nuk është identifikuar, teksa është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

    Grupi hetimor po punon për identifikimin e të plagosurit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!