×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Zbardhet dëshmia e burrit që vrau bashkëshorten me levë në Memaliaj

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 16:05

    Disa lekë të shpenzuara nga kursimet e përbashkëta, u bën shkaktare për një debat që i kushtoi jetën Antoneta Hoxhës, në fshatin Vagalat 25 km larg nga Memaliaj.


    Bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha nuk e duroi faktin se bashkëshortja e tij, prej më shumë se një muaji po i kërkonte “llogari” se ku i kishte shpenzuar kursimet e disa viteve, dhe zgjodhi ta godiste me levë pas kokës, duke e lënë të vdekur në vend.

    Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi jo vetëm Memaliajn, por mbarë opinionin publik, Report Tv ka zbardhur dëshminë e 63-vjeçarit në Polici. Hoxha në fillim nuk e ka pranuar krimin, por më pas është “dorëzuar” duke rrëfyer gjithçka.

    Burime bëjnë me dije se 63-vjeçari është shprehur ngjarja nuk ka ardhur për motive xhelozie, por për disa para të shpenzuara nga kursimet e tyre të përbashkëta, për të cilat bashkëshortja nuk ishte vënë në dijeni.

    Mësohet se gjendja e Hoxhës nuk ka qenë e mirë. Ai është mbajtur ditën e sotme me qetësues, sepse pasi e ka qenë i ndërgjegjshëm për veprimin që ka bërë, nuk ka pushuar së qari, e ndërsa endej në dhomë duke kërkuar të shoqen.

    Antoneta Hoxha është dërguar për në banesën e fundit mesditën e sotme, e ndërsa mësohet se varrimi është bërë në fshatin e saj të lindjes, Veliqot të Tepelës, pasi familjarët e saj nuk kanë qenë dakord të varrosej në fshatin e “burrit vrasës”.

    Çifti ka së bashku një djalë dhe tre vajza, të cilat i ka martuar, dy janë në Greqi dhe një në kryeqytet. Kjo çështje ka kaluar për hetim te Gjykata për Krimet e Rënda për krimi brenda familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!