Liverpooli është ndoshta skuadra më e mirë në Evropë tani, dhe si rezultat, është e vështirë të jesh kritik ndaj djelmoshave të Jurgen Klopp.
Por, një zonë ku padyshim që Liverpooli duhet të forcohet është zona e mesfushës, ose më saktë, në departamentin krijues të mesfushës.
Ne kemi parë në disa ndeshje këtë sezon kundër Sheffield United dhe së fundmi Manchester Unitedit gjatë së cilës ata u përpoqën të gjenin një mënyrë përmes mbrojtjeve të kundërshtarit të tyre.
Një mesfushë me Jordan Henderson, Georginio Wijnaldum dhe Fabinho është e fortë fizikisht dhe teknikisht, por nuk janë aq të prirur që të prodhojnë pak magji, transmeton Telegrafi.
Por, me afatin e janarit në ardhje, Liverpooli mund të jetë në kërkim për të synuar një lojtar të këtij lloji, krijues mesfushe.
Sidoqoftë, të gjithë e dimë që lojtarët më të mirë nuk do të jenë në dispozicion deri në verën e ardhshme, por mediumet angleze kanë vënë një vështrim në disa objektiva realiste të Reds për afatin kalimtar të dimrit.
1.Ruud Vormer (Club Brugge)
2.Taison (Shakhtar Donetsk)
3.Bruno Fernandes (Sporting Lisbona)
4.Hakan Calhanoglu (Milan)
5.Harry Wilson (Bournemouth)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.