×
  • Sport
  • Sport

    Ademi e Rama dakordohen për stadiumin e ri në kryeqytet

    Reporteri
    23 Maj 2023 | 20:25

    Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe ai i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dakorduar për stadiumin e ri i cili pritet të ndërtohet në fshatin Bërnicë.

    Sipas njoftimit të FFK-së, stadiumi do të jetë i kategorisë së katërt dhe do t’i plotësojë kushtet e nevojshme.

    “Presidenti Ademi dhe i i pari i kryeqytetit u dakorduan për të bashkëpunuar në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për sportin kryeqytetas dhe jo vetëm. Stadiumi i ri, i cili do të ndërtohet në Bërnicë, do të jetë i kategorisë së katërt dhe do t’i plotësojë të gjitha standardet dhe kushtet e nevojshme për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare, përkatësisht të ndeshjeve të ekipit kombëtar dhe klubeve në garat evropiane”- thuhet në komunikatën e FFK-së, përcjell Reporteri.net.

    Tutje thuhet se ky stadium do të jetë një vend i përshtatshëm për organizimin e aktiviteteve tjera sportive dhe eventeve të ndryshme.

    Siç njofton FFK, në këtë takim që stadiumi të jetë nën menaxhimin e FFK-së.

    “Ademi dhe Rama kanë rënë dakord që Federata e Futbollit e Kosovës të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e stadiumit të ri, në të njëjtën mënyrë siç ndodh me stadiumin “Fadil Vokrri”. Ata diskutuan po ashtu edhe për mirëmbajtjen e stadiumit ekzistues, gjendjen e fushës dhe organizimin e ndeshjeve kombëtare dhe të ekipeve që garojnë në Evropë.”, njofton tutje FFK.

    Sipas njoftimit Rama ka shfaqur interesimin e tij për zhvillimin e sportit, veçanërisht futbollit, në kryeqytet, duke e parë atë si sportin më të popullarizuar në Kosovë.

    “Të dy krerët e institucioneve janë zotuar që të krijojnë kushte sa më të mira për sportin në kryeqytet dhe të përkushtohen bashkërisht në organizimin sa më të mirë të klubeve të kryeqytetit.”, thuhet në njoftim.

    “Gjatë takimit, presidenti Ademi i ka dhuruar kryetarit Rama fanellën e kombëtares së Kosovës dhe e ka falënderuar për gatishmërinë e tij për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar. Ata kanë shprehur vullnetin për të nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit në përputhje me praktikën e krijuar me komunat e tjera të Kosovës. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e futbollit kosovar dhe në ngritjen e nivelit të klubeve në kryeqytet.”, thuhet tutje në njoftim./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!