×
  • Sport
  • Sport

    Arteta po mundohet me mish e me shpirt që ta bind Granit Xhakën që të mos largohet nga Arsenali

    Reporteri
    02 Janar 2020 | 16:29

    Mikel Arteta e dëshiron në skuadër Granit Xhakën, ani pse ky i fundit thuhej se ka arritur marrëveshje personale me Herthan e Berlinit


    Mesfushori me prejardhje nga Prishtina ishte në qendër të vëmendjes muajve të fundit pas veprimit që bëri në ndeshjen kundër Crystal Palace, ku filloi një luftë me tifozët e klubit, shkruan Reporteri.net

    Xhaka e kishte ndarë mendjen për t’u larguar dhe kishte gjetur gjuhën e përbashkët me Herthan, por Arteta, trajneri i ardhur te Arsenalis së fundmi, dëshiron me çdo kusht ta mbajë në skuadër atë.

    “Vërtetë unë e dua atë lojtar. Ai[Xhaka] ka profesionalizëm, mënyra se si ai e kryen punën si një profesionist i vërtetë, jam shumë i lumtur ta kem këtu. Pasimet e tija, goditjet e tija dhe gjithçka tjetër e tij i nevojitet skuadrës dhe dua të jetë në skuadër,” ka thënë Arteta.

    Ndryshe, Xhaka mbrëmë ishte i plotë në fitoren 2-0 të Arsenalit ndaj Manchester Unitedit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!