×
  • Sport
  • Sport

    Assensio me një të ardhme të paqartë, ende nuk dihet nëse do të rinovojë kontratën apo do të largohet

    Reporteri
    22 Prill 2022 | 19:33

    Ende nuk dihet nëse Marco Assensio do të largohet nga skuadra e Real Madridit, megjithatë mediat në Spanjë raportojnë se ai po shkon drejt fundit të aventurës në Bernabeu, shkruan Reporteri.net.

    E, për Assension duket se edhe skuadra e Arsenalit iu është futur garës, për të përmendur kështu edhe Tottenham nga Premier Liga, të cilët tentojnë të sigurojnë shërbimet e lojtarit spanjoll.

    Megjithatë, Assensio ende mbetet në Real Madrid për momentin, por Calciomercato pretendon se sulmuesit spanjoll i është ofruar një kontratë e re në Santiago Bernabeu.

    Vlen të përmendet se për Carlo Ancelottin lojtari spanjoll është shumë i rëndësishëm, për të cilin tha ditë më parë se është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme dhe se është vërejtur qartazi se Ancelotti me inkuadrimin e tij në ndeshjet e fundit të Los Blancos mund të jetë një paralajmërim se ata nuk do të “lëshojnë” yllin e tyre në verë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!