Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes së Bayern Munich dhe Dortmund, shkruan Reporteri.net.
Ndeshje mjaft e mirë përgjatë pjesës së parë është luajtur nga skuadra vendase.
Në minutat e hershëm të ndeshjes, Serge Gnabry realizoi gol, për t’i dhënë një epërsi minimale Bayernit.
Ndërkaq, epërsinë e thelloi Robert Lewandowski, i cili në minutën e 34-të realizoi gol të bukur për skuadrën vendase.
Veç kësaj skuadra nga Munich kishte shënuar edhe një gol me Gnabry, por që goli ishte anuluar për shkak të pozicionit jashtë loje.
Ndër të tjerash, skuadra bavareze është duke e dominuar në çdo aspekt atë mysafire.
Rezultati aktual është 2-0 në favor të Bayern Munich.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.