×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni tregon fytyrën e kampionit, përmbys Dortmundin

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 21:24

    Nga 0:2 në 4:2. Kjo është përmbysja e madhe që bëri sonte kampioni i Evropës dhe Botës, Bayern Munich ndaj Borussia Dortmundit në derbin më të madh gjerman.


    Fillimisht Haaland shënoi dy gola për nëntë minuta për epërsinë e dyfishtë të mysafirëve, shkruan Gazeta Express.

    Lexo Edhe:
    Lazio kalon në epërsi ndaj Juventusit

    Por, Lewandowski iu përgjigj me të njëjtën monedhë dhe barazoi rezultatin në 2:2, çka ishte edhe epilogu i pjesës së parë.

    Në të dytën gjithçka shkoi qetë deri pak para fundit të ndeshjes. Goretzka realizoi për epërsinë e parë të vendasve në minutën e 88-të, kurse Lewandowski kompletoi het-trikun dhe vulosi fitoren e bavarezëve.

    Me këtë triumf, Bayern Munich e mban vendin e parë me 55 pikë, dy më shumë se Leipzig.

    Në anën tjetër, Dortmund mbetet i gjashti me 39 pikë të grumbulluara dhe po e rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Champions League edicionin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!