×
  • Sport
  • Sport

    Berisha e nis ndeshjen si kapiten dhe shënon gol nga penaltia për Akhmatin

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 17:12

    Bernard Berisha vazhdon me formën e lartë në kampionatin rus


    Akhmati është duke fituar 2-0 ndaj Ural në kuadër të javës së nëntë në Rusi, shkruan Reporteri.net

    Bernard Berisha në këtë ndeshje ishte titullar dhe barti shiritin e kapitenit.

    Mesfushori i Kosovës arriti që të shënojë gol pasi u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë në minutën e 57-të.

    Berisha në këtë takim u zëvendësua në minutën e 73-të me Umaev.

    Ndryshe, për Berishën ky ishte goli i dytë në këtë sezon në kampionatin rus. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!