×
  • Sport
  • Sport

    Besart Pireva fiton medaljen e bronztë në Grand Prixin e Zagrebit

    Reporteri
    10 Tetor 2020 | 13:37

    Boksieri ynë, Besart Pireva, u stolis me medaljen e bronztë në garën e Grand Prixit, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Pireva, bursist i KOK-ut, në kategorinë deri në 81 kilogramë, shënoi një fitore ndaj francezi Raphael Monny, ndërsa në gjysmëfinale u mund nga kroati Leo Cvetkoviq.

    Pjesëmarrëse në Grand Prix ishte edhe bokesierja jonë, Donjeta Sadiku (-60 kg), e cila pësoi humbje 2:1 nga suedezja, Agnes Alexiusson, në luftën e parë.

    Ndarjen e drejtësisë në këtë garë shumë të fortë, me pjesëmarrje të 14 shteteve, e bëri gjyqtari ynë ndërkombëtar, Latif Demolli.

    Kjo ishte gara e parë e boksierëve tanë që prej përhapjes së pandemisë Covid 19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!