Interi ka barazuar 1-1 me Cagliarin në kuadër të javës së 21-të në Serie A dhe kështu ka bërë një tjetër hap fals drejt garës për titull
Janari po del të jetë një muaj i mallkuar për Interin, pasi përveç që humbi vendin e parë, tani rrezikon që ta humb edhe të dytin, shkruan Reporteri.net
Skuadra e udhëhequr nga Antonio Conte barazoi 1-1 me Cagliarin dhe tani Juventusi sonte ka gjasa që ta rris diferencën në pikë me Interin.
Nainggolan #InterCagliari pic.twitter.com/ZapP2HGWVp
— Faisal HQ (@iF2is) January 26, 2020
Lautaro Martinez shënoi golin e Interit në minutën e 29-të pas një asistimi të Ashley Young.
Ndërkaq, golin e barazimit e shënoi Radja Nainggolan, futbollist i Interit, por që është i huazuar këtë edicion te Cagliari.
Nainggolan égalise ! #InterCagliari pic.twitter.com/nAJcMAnoCz
— Le Football en VOD II (@le_vod) January 26, 2020
Nainggolan shënoi në stilin e tij të zakonshëm, pas një goditje të bukur nga distanca e cila u devijua paksa dhe përfundoi në rrjetën e Handanovicit.
Me këtë barazim, Interi tani grumbullon 48 pikë, ndërsa Cagliari është në vendin e gjashtë me 31 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.