×
  • Sport
  • Sport

    Deschamps: Ëndrra nuk u realizua

    Reporteri
    18 Dhjetor 2022 | 21:55

    Selektori i Francës, Didier Deschamps ka thënë se ëndrra nuk u realizua për ta fituar dy herë resht titullin e Botës në Katar.

    Argjentina fitoi 4:2 nëpërmjet ekzekutimit të penalltive.

    “Kishte shumë emocione, por fundi ishte i mërzitur. Ishim afër trofeut që mund ta kishim prekur, por nuk doli kështu. Me hyrjen e lojtarëve të rinj, sigurisht me më pak përvojë, por me freski dhe cilësi, bëmë atë që duhej për t’i dhënë vetes të drejtën për të ëndërruar. Por, ëndrra nuk u realizua”, ka thënë Deschamps. Ai ka theksuar se fati në fund nuk ishte në anën e francezëve.

    “Ne kishim Kupën e Botës në minutën e fundit. Fati nuk na buzëqeshi”, ka theksuar Deschamps.

    Ai ka thënë se vitin e ardhshëm do të ketë një takim me presidentin e Federatës së Futbollit të Francës për të ardhmen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!