×
  • Sport
  • Sport

    EKSKLUZIVE| Albert Bunjaki tregon pse nuk erdhi Fatos Beqiraj te Kosova

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 12:50

    Kosova sot luan me Malin e Zi në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020 dhe kjo sfidë do të jetë emocionuese për Fatos Beqirajn, i cili do të përballet kundër vendlindjes së tij


    Fatosi ka lindur dhe është rritur në Pejë, ndërsa përfaqëson Malin e Zi në arenën ndërkombëtare që nga viti 2009 dhe majde është edhe kapiten i kësaj kombëtare, raporton Reporteri.net

    Por, a është ftuar Beqiraj në të kaluarën nga Kosova?

    Albert Bunjaki, trajneri i parë i Kosovës ka thënë se kishte interesim për ta afruar Fatosin në Kombëtare, por kjo gjë nuk u arrit pasi atë kohë nuk ishim të pranuar në FIFA e UEFA.

    Rezultate imazhesh për fatos beciraj montenegroBunjaki në një prononcim ekskluziv për Reporterin ka treguar se ai së bashku me ndihmësin e tij atë kohë, Tord Gripin kishte shkuar në Zagreb për ta parë nga afër Beqirajn.

    “Ne kemi pas interesim që ta afrojmë Fatosin në kohën kur kemi afru Anel Rashkajn, Enis Alushin, Kristian Nushin dhe të tjerët,” ka thënë Bunjaki për Reporterin.

    Rezultate imazhesh për albert bunjaki tord grip“Unë dhe ndihmësi im, Tord Grip kemi shkuar në Zagreb për me pa Fatosin edhe live, këtë nuk e kemi bërë veç me Fatosin, por me krejt lojtarët për me pa edhe realisht se me ditë për të ardhmen si mund të kombinohen lojtarët ndërmjet veti,” shtoi ish-selektori i Kosovës.

    “Fatosi padyshim është një lojtar shumë i mirë dhe jo rastësisht është kapiten i Malit të Zi, normal edhe për të nuk ka qenë e lehtë, pasi ka lujt për Malin e Zi në kohën kur Kosova nuk ka qenë as e pranuar në UEFA e FIFA dhe unë e kuptoj vendimin e tij dhe e kam respektu,”.

    Ndryshe, Fatos Beqiraj për Malin e Zi ka regjistruar 65 paraqitje ku ka shënuar 9 gola. Le të shpresojmë që sot mos ta shënojë të 10-tin kundër vendlindjes së tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!