×
  • Sport
  • Sport

    Flasin nga Policia e Kosovës për sulmin e portierit të Ballkanit

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 18:32

    Policia e Republikës së Kosovës ka hapur rast pas incidentit që ka ndodhur sot në stadiumin e Gjilanit, ku tifozët e skuadrës së Gjilanit sulmuan fizikisht portierin nga Ballkani i Suharekës, Stivi Frashëri, përcjell Reporteri.net.

    Lidhur me rastin në polici, pra për hapjen e këtij rasti, për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

     

    “Po, është hapur rast dhe me këtë po merren njësitet të cilat janë në vendin e ngjarjes”, është shprehur Hashani.

    Sulmi ndaj portierit të Ballkanit erdhi pasi Enea Koliçi, portieri i skuadrës së Gjilanit, në një goditje nga këndi shënoi një gol në minutat shtesë teksa barazoi rezultatin për 1-1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!