×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet zyrtare: Barca kërkon të marrë kreun me sfidën ndaj Granadas

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 18:14

    Barcelona është nikoqire e Granadas në Camp Nou, për ta zhvilluar ndeshjen e mbetur në kampionatin spanjoll.


    Blaugranët që e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, aktualisht ndodhen në vend të tretë me 71 pikë të arkëtuara.

    Lideri Atletico Madrid numëron 73 pikë, ashtu që në rast të fitores, katalunasit do të ngjiten në krye të renditjes me një pikë më shumë se Los Rojiblancos.

    Granada numëron 42 pikë dhe qëllimi është përfshirja eventuale në zonën evropiane, pasi ndodhet shtatë pikë prapa vendit që dërgon në Ligën e Evropës.

    Trajnerët Ronald Koeman dhe Diego Martinez i kanë gati formacionet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

    Formacioni startues i Barcelonës:

    Formacioni startues i Granadas:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!