Futboll në kohën e koronavirusit: Ky shtet thyen “akullin”, luhet ndeshja e parë e kampionatit

Në Korenë e Jugut e premtja ishte një ditë e shënuar.


Pas një ndërprerje disa-mujore në shtetin aziatik shumë pranë Kinës rifilloi futbolli i luajtur me javën e parë të sezonit të ri.

Në një stadium të zbrazur dhe pa tifozë me lojtarët e dy skuadrave që mbanin maska në stolat e rezervave, sfida mes Jeonbuk Motors dhe Suwon Bluewings për K-League kampionatin elitar të Koresë së Jugut ishte vërtetë e veçantë.

Edhe gjatë hyrjës në fushë dy ekipet u përshëndetën në mënyrë vërtetë interesante me futbollistët që nuk i dhanë dorën njëri-tjetrit por ruajtën distancën e sigurisë.

Sfida përfundoi me fitoren 1-0 të Jeonbuk me një gol të 41-vjeçarit Lee Dong-gook  që i dha një grusht pandemisë COVID-19 duke vendosur një rekord vërtetë fantastik, pasi ai është lojtari i vetëm që ka shënuar të paktën një gol në K-League në 22 sezone rresht që prej vitit 1998.