×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari britanik i sportit: Premier League mund të jetë liga e vetme ku ndeshjet do zhvillohen normalisht këtë fundjavë

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 23:44

    Gazetari britanik që është një shkrimtar global i sporteve për Associated Press, Rob Harris, ka njoftuar se Premier League mund të jetë liga e vetme që do zhvillohet normalisht në këtë fundjavë.


    Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se programi do jetë i plotë dhe ndeshjet do luhen me tifozë brenda të gjitha stadiumeve, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkohë virusi COVID-19, përpos që ka marrë shumë jetë njerëzish, së fundmi ka filluar ta prekë edhe botën e sportit.

    Disa futbollistë kanë rezultuar pozitivë dhe pothuajse shumica e ligave janë suspenduar, disa për dy javë e disa për një afat të pacaktuar.

    Së fundmi në Angli është infektuar me koronavirus edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta me ç’rast klubi ka bërë të ditur që nuk do të jenë në gjendje t’i luajnë ndeshjet e planifikuara./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!