×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola e pranon përfundimisht se Liverpooli këtë vit është kampion i Premierligës

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 18:29

    Skuadra e Liverpoolit i’u ka futur frikën në palcë të gjithë klubeve nga Premierliga, pasi “The Reds” po vazhdojnë me rekord të fitoreve.


    Tashmë, skuadra e Klopp ka grumbulluar gjithsej 73 pikë këtë sezon, ku nga 25 takime sa ka zhvilluar gjithsej e ka vetëm një barazim me klubin e Manchester United, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, kampionët aktual të ligës Manchester City, aktualisht ndodhen në vendin e dytë dhe kanë grumbulluar vetëm 51 pikë.

    Për që Liverpooli këtë vit do të jetë kampion e ka pranuar edhe vet tekniku i City-t, Pep Guardiola, i cili tha se skuadra e Klopp janë të pandalshëm dhe se “ne duhet të punojmë për ndeshjet e Ligës së Kampionëve”.

    “Ne jemi shumë larg, ata janë të pandalshëm, ata kanë fituar shumë pikë, kemi lëshuar pikë në ndeshje të dobëta. Tani qëllimi jonë është të fitojmë ndeshje në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm”, tha Guardiola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!