Manchester United sot e deklasoi Tranmere Rovers me rezultat të thellë prej 6-0 në kuadër të rrethit të katërt të FA Cup
Por, fusha në të cilën ka luajtur klubi i madh anglez lë shumë për të dëshiruar, ngjason me disa stadiume në Kosovë ku mbizotëron lloçi, shkruan Reporteri.net
Fusha e keqe nuk ndikoi te ‘Djajtë e Kuq’ që fituan me një rezultat si në lojën e tenisit 6-0.
Phil Jones after 3 minutes… ? pic.twitter.com/9YDxn4iv1l
— talkSPORT (@talkSPORT) January 26, 2020
Golat në këtë takim u shënuan nga Maguire, Dalot, Lingard, Jones, Martial dhe Greenwood.
Para ndeshjes u fol shumë për këtë fushë, shkaku i gjendjes katastrofale të saj. Madje disa përdorues në Twitter thanë që në rast se United do të eliminohej atëherë do të mund të arsyetohej në gjendjen e fushës.
Tranmere’s Stadium today. Don’t be surprised if Man United are knocked out. #FACup pic.twitter.com/Bh3NLd3OTv
— Char (@VertonghenSZN) January 26, 2020
Më poshtë keni disa fotografi të fushës së Tranmeres dhe disa nga stadiumet e Kosovës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.