×
  • Sport
  • Sport

    Hazard me mesazh për tifozët e Realit në prag të Vitit të Ri

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 9:15

    Ylli i Real Madridit, Eden Hazard, ka paralajmëruar se do të rikthehet shumë shpejt nga lëndimi, derisa e ka vazhduar fazën e riaftësimit duke stërvitur i vetëm.


    Sulmuesi belg nuk u stërvit me bashkëlojtarët e vet në seancën e së hënës, por punoi i veçuar në palestër, transmeton Express.

    Hazard shkoi në qendrën stërvitore të Real Madridit në Valdebebas dhe e kreu një seri ushtrimesh brenda në palestër.


    28-vjeçari është duke u riaftësuar nga një lëndim në nyje të këmbës dhe u ka dërguar mesazh pozitiv tifozëve të Real Madridit.

    “Shihemi së shpejti”, shkroi Hazard në anglisht dhe spanjisht, një muaj pasi u lëndua në barazimin e skuadrës së tij 2:2 kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!