×
  • Sport
  • Sport

    Ish-ylli i Gjermanisë dhe Bayernit e kritikon ashpër Milot Rashicën: Më irriton

    Reporteri
    21 Maj 2020 | 17:40

    Mario Basler, ish-ylli i Kombëtares së Gjermanisë dhe Bayern Munich, thotë se ndihet i irrituar nga qasja e Milot Rashicës në fushë në ndeshjet e fundit për Werder Bremenin, duke sugjeruar se ylli kosovar mund ta ketë mendjen tek kalimi te ndonjë klub tjetër.


    Blaser dha vlerësime të ashpra për skuadrën e Werder Bremenit pas humbjes 4:1 kundër Bayer Leverkusenit në ndeshjen e parë pas rikthimit të Bundesligës nga pezullimi si pasojë e pandemisë koronavirus, raporton Express.

    51-vjeçari e kritikoi mbrojtjen e skuadrës së Florian Kohfeldt për mënyrën e lehtë të pranimit të golave nga ndërprerjet në ndeshjen e së hënës.

    Por ai nuk e kurseu as lojtarin kryesor të Werderit, Rashicën, i cili po kalon nëpër formë të dobët, sepse 23-vjeçari nga Vushtrria nuk e ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshje në Bundesligë në vitin 2020.

    Për Rashicën është përfolur vazhdimisht këtë vit se mund të largohet nga Werderi, i cili po lufton për mbijetesën në ligën elitare gjermane, me shumë klube evropiane të interesuara për të, përfshirë Liverpoolin, Borussia Dortmundin dhe RB Leipzig.

    “Mbase ai [Rashica] tashmë e ka ndonjë klub tjetër në mendje. Kjo është irrituese. Ai vetëm ec nëpër fushë, pavarësisht se është lojtar shumë i mirë. Nganjëherë vras mendjen se çfarë po kërkon të bëjë ai në fushë”, tha Basler.

    Rashica i kishte shënuar 7 gola dhe regjistruar katër asiste në 24 ndeshje deri para këtij takimi këtë sezon në Bundesligë. Por të gjitha prej tyre erdhën në pjesën e parë të sezonit.

    Werderi renditet në pozitën e parafundit në Bundesligë, me 18 pikë, 9 pikë larg vendit që ia siguron qëndrimin në elitë, të ciline mban Mainz. Ky i fundit i ka një ndeshje më shumë të zhvilluara, megjithatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!