×
  • Sport
  • Sport

    Katar 2022, videoloja “FIFA” parashikoi me saktësi fituesin në Kupën e Botës për herë të katërt radhazi

    Reporteri
    20 Dhjetor 2022 | 8:55

    Videoloja e famshme e futbollit, “FIFA”, e krijuar nga “EA Sports”, qëlloi përsëri në shenjë.

    Për të katërten herën radhazi ka gjetur në mënyrë të saktë se kush do të jetë fitues i Kupës së Botë, duke simuluar ndeshje në versionin e saj më të fundit.

    “FIFA” e kishte parashikuar Argjentinës si kampione të botës dhe ashtu doli. Kombëtarja argjentinase të dielën fitoi në finalen kundër Francës.

    Sigurisht se simulimi i të gjitha ndeshjeve në versionin “FIFA 23” nuk doli i saktë.

    Në finale ishte parashikuar që Argjentina të përballej me Brazilin.

    Sidoqoftë, Kupa e Botës në Katar ishte turneu i katërt radhazi që kampioni parashikohet saktë nga videoloja në fjalë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!