Koeman shpërthen me kritika pas humbjes nga Reali: VAR është kundër Barcelonës

Ronald Koeman është shprehur shumë i pëkanëqur me VAR pasi Barcelona u mposhtë 3-1 në Camp Nou nga Real Madridi


Në këtë ndeshje Real Madridi fitoi një penalti me anë të VAR, të cilën më pas në gol e konkretizoi Sergio Ramos, shkruan Reporteri.net

Ky vendim i VAR nuk i ka pëlqyer Koemanit, i cili pas ndeshjes ka thënë se ky sistem është vetëm kundër Barcelonës.

“Disa vendime të gjyqtarit nuk janë korrekte. E kuptova. Vendimi kishte të bënte shumë me rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Edhe penalltia poashtu, ne ishim shumë mirë deri në atë moment. “Penalltia” ka pasur shumë ndikim,” ka thënë Koeman.

“Unë nuk e kuptoj sistemin VAR, mendoj se është vetëm VAR kur është kundër Barcelonës. Këto kapje ndodhin gjithmonë, ne kemi luajtur pesë ndeshje dhe asnjëherë nuk kemi përfituar nga ky sistem,”. /Reporteri.net/