×
  • Sport
  • Sport

    Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen para ndeshjes me Guinean

    Reporteri
    05 Qershor 2021 | 19:09

    Pas dy fitoreve radhazi ndaj San Marinos dhe Maltës, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer punës dhe është stërvitur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.


    Nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes, “Dardanët” u stërvitën para ndeshjes së radhës miqësore kundër Guineas e cila zhvillohet të martën më 8 qershor.

    Në stërvitje morën pjesë kryesisht lojtarë të rinj të ftuar nga Challandes që luajnë në Superligën e Kosovës e për të cilët trajneri zviceran deklaroi se do të vlerësohen nëse kanë potencial për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.

    Ndeshjen ndaj Guineas, Kosova do ta zhvillojë në Turqi./ KP

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!