Kosova pret kampionet olimpike, publikohet agjenda për nesër

Ekipi olimpik i xhudos është nisur sonte drejt atdheut, pas mbi dy javësh qëndrimi në Tokio të Japonisë.


Ekipi do të arrijë nesër (e hënë) në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, rreth orës 19:50.

Në aeroport do të organizohet konferencë për media, kurse më pas ekipi parakalon me autobus skaj tifozëve Dardanët, për të marrë më pas rrugën drejt Prishtinës.

Ceremonia kryesore zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me fillim prej orës 21:00, organizim ky që po bëhet nga Qeveria e Kosovës.

Prej orës 21:45, bëhet nisja për në Pejë.