×
  • Sport
  • Sport

    Luis Enrique pas triumfit ndaj Realit: E kam telefonin të mbushur me mesazhe nga tifozët e Barçës

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 13:32

    Luis Enrique është më meritori për sensacionin që po e bën Paris Saint-Germaini.

    Trajneri spanjoll e ka shndërruar në një “stuhi” ekipin parisien, i cili mbrëmë e dërrmoi Real Madridin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

    E ish-trajneri i Barcelonës thotë se ka marrë urime të shumta për kalimin në finale, e mbi të gjitha për faktit se e mposhti Realin.

    Këto urime i erdhën kryesisht nga tifozët dhe ata që e duan më së shumti Barcelonën, një rival i përjetshëm i “Los Blancos”.

    “Nuk jemi ndalur asnjëherë. E kam telefonin të mbushur me mesazhe nga tifozët e Barcelonës, të cilët më bëjnë komplimente. Kur luan kundër një skuadre të madhe, e jep gjithmonë 100 për qindëshin nga vetja. Nuk ndalesh, edhe pse disa lojtarë kishin nevojë për pushim”, deklaroi trajneri spanjoll pas fitores me rezultat 4:0 ndaj “Mbretërve” të Spanjës./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!