×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City nuk di të ndalur, shënon edhe golin e pestë ndaj Watford

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 17:26

    Skuadra kampione e Anglisë, Manchester City ka kaluar në avantazh të fillim të ndeshjes kundër Watfordit, shkruan Reporteri.net.

    Vetëm katër minuta lojë iu deshten Gabriel Jesus për të realizuar gol, për të dërguar menjëherë në avantazh skuadrën vendase, ku për të asistoi Oleksandr Zinchenko.

    Ndërkaq, rreth 20 minuta më vonë ishte përsëri Jesus ai i cili e dyfishoi epërsinë e City ndaj skuadrës mysafire.

    Pesë minuta më vonë skuadra mysafire e ngushtoi epërsinë, duke shënuar me Kamara.

    Ndërkaq, vetëm 6 minuta më vonë përsëri kampioni në fuqi i Premier Ligës, Rodri thelloi këtë epërsi.

    Në fillim të pjesës së dytë ishte pikërisht Jesus i cili i shënoi dy gola përsëri, në fillim të pjesës së dytë, për të dërguar në avantazh të thellë City.

    Katër gola vetëm deri më tani për Jesus.

    Rezultati aktual është 5-1 në favor të City.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!