×
  • Sport
  • Sport

    Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Ballkanit

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 12:15

    Sot është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Ballkanit, Fejzullah Beçir Berisha.


    Këtë e ka konfirmuar vetë klubi portokalli përmes një komunikate zyrtare në prag të ndeshjes me Besën.

    Berisha për shumë vite ishte pjesë e klubit therandas, teksa ai gëzonte respekt të veçantë nga tifozët, qytetarët vendas dhe jo vetëm.

    Me këtë rast, Ballkani u ka dërguar familjes Berisha ngushëllimet më të sinqerta.

    Më poshtë edhe postimi i plotë:

    E nderuara familja Berisha

    Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish futbollistit të FC Ballkan-it, z.Fejzullah Beçir Berisha

    Fejzullah Beçir Berisha do të përkujtohet përherë me respekt nga qytetarët e Suharekës për kontributin e tij ndër vite në lëmin e sportit.

    Në emër të klubit, ju lutem pranoni ngushëllimet për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!