×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshjet më interesante që duhet t’i shikoni sot në futbollin evropian

    Reporteri
    15 Shkurt 2020 | 11:28

    Sot kthehet Premierliga pas një pushimi të shkurtë dimëror, përderisa në fushën e blertë dalin edhe gjigantet e Gjermanisë e Spanjës. Shumë futbollistë kosovarë do të tentojnë ta shfaqin talentin e tyre me skuadrat.


    Bundesliga e sjell një ndeshje më interesante sot, atë mes Werder Bremenit të Milot Rashicës dhe RB Leipzigut, që po garon për titull të kampionit. Ndeshja nis sot në orën 15:30.

    Në orën 16:00 do të nisë përballja mes Barcelonës dhe Getafës më La Liga, në 17:30 ajo mes Amiens dhe Paris Saint-Germainit në Ligue 1 dhe në 18:30 Liverpooli e viziton Norwich Cityn në Premierligë.

    Ndeshje interesante ka edhe në Superligën turke, ku do të luajë Vedat Muriqi për Fenerbahcen; në Championship të Anglisë, ku do të mundë të luajnë Arijanet Muriçi dhe Atdhe Nuhiu; dhe së fundi në Superligën zvicerane, ku luajnë shumë lojtarë me prejardhje shqiptare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!