×
  • Sport
  • Sport

    Njeriu që kujdeset më së miri për shëndetin e tij, iu këshillon kështu për tu mbojtur nga coronavirusi

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 20:28

    5-herë futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë rreth temës më aktuale në botë, virusit corona i cili ka prekur mijëra njerëz rreth globit.


    Superylli portugez nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërkuar kujdes maksimal dhe të ndjeken këshillat e OBSH-së, shkruan Reporteri.net

    Ai i ka ofruar mbështetje edhe shokut të skuadrës, Daniele Ruganit i cili së fundmi është prekur nga ky virus.

    Kjo është letra e plotë e Cristiano Ronaldos:

    Bota është duke kaluar nëpër disa momente të vështira të cilat kërkojnë kujdesin dhe vëmendjen prej të gjithë neve.

    Po iu flas juve sot, jo si lojtar i futbollit, por si djal i dikujt, baba, një qenie njerëzore i shqetësuar me zhvillimet e fundit të cilat po prekun botën.

    Është e rëndësishme që ne të gjithë të ndjekim këshillën e OBSH-së (Organizatës Botërorë të Shëndetësisë) dhe trupave të qeverisë se si të përballemi me këtë situatë. Ta mbrojmë jetën e njerëzve duhet të jetë prioriteti kryesor.

    Dua të shprehi ngushëllimet e mia tek të gjithe që kanë humbur dikë të afërm, unë solidarizohem me ata që janë duke luftuar virusin, siç është shoku im i skuadrës, Daniele Rugani dhe mbështetja ime e vazhdueshme tek profesionistët e mrekullueshëm të shëndetit të cilët rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët.

    Cristiano Ronaldo

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on

    Kujtojmë që, virusi i cili për herë të parë preku Kinën, epiqendrën më të madhe tani e ka në Itali, atje ku numri i të vdekurve nga ky virus ka kaluar shifrën e 1000 personave.

    Ndryshe, Daniele Rugani, Callum Hudson-Odoi, Mannu Gabbiadinni, janë disa nga futbollistët të cilët janë prekur nga ky virus, pa harruar edhe trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta i cili mbrëmë njoftoi se është prekur nga ky grip./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!