×
  • Sport
  • Sport

    Nuhiu pas fitores: Jam i kënaqur pasi fituam, por jo me pjesën e parë

    Reporteri
    23 Prill 2022 | 16:49

    Në kuadër të ndeshjeve të Superligës, të raundit të 30-të, skudra e Dritës ka shënuar fitore mjaft të rëndësishme ndaj Malishevës, shkruan Reporteri.net.

    Vendasit kanë shënuar fitore me përmbysje ndaj Malishevës.

    Fillimisht Malisheva ishte në avantazh me golin e Hysenit, por nuk arritën ta mbajnë rezultatin pasi Drita shënoi tre herë me Ajzerajn, Namanin dhe Tahirin.

    Pas triumfit ka folur edhe trajneri i skuadrës së Dritës, Ardian Nuhiu, i cili tha se në pjesën e parë dominuan, por nuk rrezikuan kundërshtarin.

    “Pjesën e parë e dominuam por nuk rrezikuam kundërshtarin, pjesën e dytë pasi goditëm luajtëm me më shumë dëshirë, me më shumë karakter, kundërshtari ishte i vështirë. Jam i kënaqur pasi fituam por jo edhe me pjesën e parë të performancës sonë”

    Vlen të përmendet se Drita e mposhti Malishevën me rezultat përfundimtar 3-1.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!