×
  • Sport
  • Sport

    “O Samir, pasha Zotin trakën ki me ma dhanë se nuk shkoj në shpi” – Shikoni veprimin e kapitenit të Kosovës

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 20:44

    Kosova sot luajti ndeshje miqësore me Gjibraltarin ku fitoi me rezultat minimal 1-0


    Kombëtarja e Kosovës e kaloi me suksese pengesën e quajtur Gjibraltar, ku fitoi 1-0 me golin e shënuar nga Florent Hasani, raporton Reporteri.net

    Pas ndeshjes Samir Ujkani u përshëndet me shumë tifozë të Kosovës që ishin në tribuna. Ai bëri fotografi të shumta me tifozët, ndërsa njëri nga ta ia kërkoi trakën e kapitenit.

    “O Samir, pasha Zotin trakën ki me ma dhanë se nuk shkoj në shpi,” kështu i tha një tifoz i Kosovës kapitenit të Kosovës.

    E Samiri si një kapiten i vërtetë nuk nguroi t’ia jepte trakën, ndërsa një tifozit tjetër ia dha fanellën të cilën ia kishte premtuar para ndeshjes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!