×
  • Sport
  • Sport

    Po e kërkon gjysma e Evropës, agjenti i ‘Luanit’ kosovar zbulon gjithçka

    Reporteri
    26 Tetor 2019 | 17:18

    Agjenti i Vedat Muriqit, Deniz Uysa, është intervistuar nga mediumet italiane pas interesimit të Interit për futbollistin. Ai ka thënë se Muriqi nuk ka marrë ende asnjë ofertë konkrete, përkundër që shumë klube kanë shprehur interesim për të.


    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqit, po shijon vitet më të mira në karrierë. Pasi shkëlqeu me Rizesporin në ndeshjet e sezonit 2018/19, ai u bë cak i shumë klubeve evropiane dhe përfundoi te Fenerbahçe.

    Për shkak të disa paraqitjeve të mira me klubin, dhe ndeshjeve të mira që po tregon me Kombëtaren e Kosovës, Muriqi po kërkohet sërish nga shumë klube evropiane, ani pse s’ka disa muaj që ka ndërruar skuadër.

    Pas interesimit nga Atletico Madridi, Manchester Unitedit, Tottenhami dhe Lazios, mediumi turk Fanatik raporton se tani në garë për transferimin e Vedat Muriqit është edhe gjiganti italian, Interi.

    Në një intervistë për “Fcinterneës”, ka folur menaxheri i zyrës “KA Sportmanagement”, Deniz Uysa,l që është edhe menaxheri i Vedat Muriqit.Në intervistën e tij Uysal ka folur me superlative edhe për Gentian Selmanin.

    Sa kërkon Fenerbahce për shitjen e Muriqit?

    Nuk mund të themi shifra për momentin, pasi të gjithë klubet kanë shfaqur interes, por nuk janë futur në oferta konkrete. Kur të vijnë edhe ofertat e para reale, do të ulemi me drejtuesit për të vendosur çmimin e kartonit të lojtarit.

    Në Kosovë është një yll, a mund të jetë i tillë edhe në Itali?

    Në vendin e tij nuk është një yll, por një hero i të ardhmes. Duhet t’i bëjmë komplimente trajnerit Kice, që e zbuloi dhe besoi shumë te djaloshi, ndërsa sot po shijojmë rritjen e tij nga dita në ditë.

    Keni futbollistë të tjerë, që janë gati për t’u lansuar?

    Po, është një portier shumë i talentuar, që quhet Gentian Selmani. Është grumbulluar tashmë me Kombëtaren Shqiptare dhe është vërtetë i zoti. Jam i sigurt që do të bëjë rrugë të gjatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!