×
  • Sport
  • Sport

    Prezantim madhështor i Messit në Inter Miami

    Reporteri
    17 Korrik 2023 | 8:15

    Lionel Messi është prezantuar edhe zyrtarisht tek ekipi i tij i ri, Inter Miami.

    Klubi amerikan e përgatiti një pritje madhështore për yllin argjentinas.

    “Ua prezantojmë numri 10 të ri të Inter Miamit numrin 10 të ri të Amerikës dhe numrin 10 më të mirë në botë, Lionel Messi”, tha spikeri i stadiumit.

    36 vjeçari vendosi ta vazhdojë karrierën në ligën amerikane MLS duke u larguar nga Evropa, aty ku e kaloi krejt karrierën, ndonëse kishte ofertë për t’u rikthyer tek Barcelona.

    Gjithashtyu, ai hoqi dorë edhe nga oferta e majme që i erdhi nga Arabia Saudite.

    Messi u ndie i emocionuar nga pritja që iu bë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa premtoi se do ta japë maksimumin për ta ndihmuar ekipin e tij të ri, i cili nuk po kalon momente të mira në fushën e blertë.

    Klubi amerikan e konsideroi këtë si transferimin më të madh ndonjëherē, ndërsa kampionit të botës iu rezervua një mural gjigant në shenjë falënderimi dhe nderimi për vendimin e tij që të luajë në Inter Miami.

    Lajmi në Zhvillim
    “I patë veprimet e bandave”, deklarohen dy ministrat e Kurtit të përfshirë në përleshjen në Kuvend
    13 Korrik, 2023 - 13:54

    Pas rrahjes në mes të ministrave e deputetëve të pushtetit me ata të PDK-së, dy ministrat e pushtetit Albulena Haxhiu e Hekuran Murati,  që të dy të përfshirë në përleshje, kanë komentuar pak.

    Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë beson që “veprimet e bandave në Kuvend të Kosovës i kemi parë”.

    “Besoj që veprimet e bandave në Kuvend të Kosovës i kemi parë, prandaj edhe ato mjaftojnë”, ka thënë Haxhiu.

    Njësoj nuk ka komentuar as ministri i Financave, Hekuran Murati.

    “Po besoj i keni parë të gjitha, keni qenë aty”, është shprehur Murati, duke u larguar.

    Deputetë e ministra të Qeverisë u përfshinë sot në një përleshje në Kuvendin e Kosovës, në momentin kur kryeministri Kurti po mbante fjalim.

    Përplasja ka nisur në kohën kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.

    Në atë moment zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka urdhëruar Policinë që të ndërhyjë dhe seanca është ndërprerë menjëherë.

    Ndërkohë që sigurimi i Kuvendit e ka rrethuar në mbrojtje Kryeministrin Kurti.

    Përleshje në Kuvendin e Kosovës

    Shpërndaje:
    “Incizim prej Radoijçiqit me plotë insinuata”, Muja i del në mbrojtje Kusari-Lilës duke goditur opozitën
    11 Korrik, 2023 - 21:11

    Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, është munduar t’i dalë në mbrojtje Shefes së Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilës, pas publikimit të një audio-incizim ku dëgjohet ajo duke biseduar me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku ai ia përmend edhe një bisedë që ka bërë me Milan Radojiçiqin – kriminelin serb nga veriu, që gjendet në listën e zezë të Amerikës.

    Muja ka goditur opozitën, duke thënë se po tentojnë ta bindin publikun se “LV është njëjtë sikurse ata”.

    “Opozita po tenton të thotë që ne që e kemi mundësuar krijimin e LS, i kemi bërë partner kyç në formimin e qeverisë (king-makers), kemi qenë të gatshëm të falim tokë, kemi bërë bashkë biznes, ua kemi toleruar aktivitetet kriminale të udhëheqësve të saj në veri, i kemi amnistuar, kemi qenë të gatshëm që t’ia falim të gjitha krimet, ua kemi largu fletëarrestin kur ka qenë nevoja, jemi njësoj me juve të LV që e keni minimizuar rolin e tyre politik, keni ndaluar projektin e ndarjes së Kosovës, nuk vareni për votave tyre për qeveri, po ua mbyllni rrugës ilegale, laboratoret e drogës e të kriptovalutave, sepse ka dalë një incizim prej Radoijçiqit me plotë insinuata”, ka shkruar Muja.

    Shpërndaje:
    “Je dëgjuar pesë herë me Radojiçiqin”, publikohet pjesa e dytë e bisedës së Kusari-Lilës me Simiqin
    11 Korrik, 2023 - 15:20

    Është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me Slavko Simiqin, deputetin e Listës Serbe.

    Në përgjimin e ri të publikuar nga gazeta Nacionale dëgjohet teksa Sllavko Simiq i thotë Kusari-Lilës se (siç) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Milan Radojiçiqin.

    “Paramendo që dikush të jetë ashtu siç po thua ti që jemi, jo me sjellje si partnerë, pra të jemi të atillë që incizojnë këtë bisedë dhe ta lëshojë në media. Por, po se nuk do të thyhej veç ty koka, por edhe Kryeministrit Kurti do t’i thyhej koka të gjithëve me rend, nëse do të thoja këtë. Ne nuk merremi me gjëra të tilla. Kur të thotë Milani diçka, kur të merremi vesh për diçka..”

    E një mesazh të Radojiçiqit, deputeti Slavko Simiq ia lexon shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, se PDK-ja i ka shkaktuar “më së shumti dëme në jetë” dhe se do të përballej me ta “sa të ishte gjallë”.

    Gjithashtu, Milan Radojiçiq vazhdon i ankohet shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga ana e shtetit të Kosovës.

    “Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejt – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë.” – shkruhet tutje në atë mesazh.

    Kusari poashtu e pyet për çfarë arsyesh e kanë vënë në listë të zezë të Amerikës Radojiçiqin dhe se pse Lista Serbe nuk po ia shprehte shqetësimet ambasadorit amerikan.

    Audio-përgjimi mes Mimoza Kusarit e Slavko Simiqit, zbulohet biseda e shefes së deputetëve të VV’së me Milan Radojiçiqin

    Shpërndaje:
    “Rundi i dytë”, gjatë kacafytjes, Adriana Matoshi ‘e relakson’ pak situatën
    13 Korrik, 2023 - 17:39

    Në Kuvendin e Kosovës, pati tensione edhe pas rikthimit në sallë, pas disa orë ndërprerje për shkak të një përleshje fizike që ndodhi në mesditë mes pjesëtarëve të Qeverisë Kurti dhe deputetëve të PDK-së.

    Situata pas rikthimit esklaoi, pasi deputetët e PDK-së nuk pranuar propozimin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca që të tejkalohet diskutimi i mëhershëm që çoi në përleshje, e që kishte të bënte me audio-incizimet e bisedave të Mimoza Kusarit të LV-së me Slavko Simiqin e Listës Serbe.

    Derisa sigurimi e ka rrethuar Kryeministrin dhe deputetë të pozitës dhe opozitës po qëndrojnë para foltores, me përplasje mes vete, deputetja Adriana Matoshi e ka shtensionuar për pak situatën me një fletë të bardhë ku shkruante “Rundi i dytë”.

    Aktorja ka dalë duke e endur përpara turmës së krijuar te foltorja dhe e ka kthyer atë edhe kah deputetët që po qëndrojnë te ulëset e tyre.

    Edhe më herët sot, gjatë një ndërprerjeje të seancës, deputetja Matoshi është parë e relaksuar në vendin e saj, duke qeshur e folur me pak kolegë që s’kishin shkuar te foltorja.

    Shpërndaje:
    “Betimi për Drejtësi”: Arrestohet Faruk Mujka, dyshohet për korrupsion
    14 Korrik, 2023 - 10:46

    “Betimi për Drejtësi” raporton se sot në një aksion është arrestuar Faruk Mujka, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.

    Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës, në kohën sa kjo komunë udhëhiqej nga Kryetari Agim Bahtiri. Mujka njëherësh ishte edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë.

    Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.

    “Sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës. Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kanë qenë me mua ne jull”, kishte shkruar Mujka në një reagim.

    Shpërndaje:
    “Fletëarresti për Radojiçiq u tërhoq nga qeveria e mëparshme”, çka tha Kurti para se të shpërthente përleshja në Kuvend
    13 Korrik, 2023 - 12:54

    Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit mori fjalën pasi shumica e deputetëve të opozitës folën për rastin e audio-incizimeve të publikuara të shefes së deputetëve  të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me nënkryetarin e Listës Srpska, Slavko Simiq.

    Kurti fillimisht foli për marrëveshjen e fundit që e arriti me BE-në për shtensionimin e situatës.

    E më pas Kurti iu drejtua deputetëve duke thënë se fletëarresti për Radojiçiqin është hequr më 19 shkurt 2021, nga Qeveria e mëparshme, siç thotë Kurti pesë ditë pas “fitores së VV-së”.

    “Dhe mos harroni që fletarresti për kryekriminelin Milan Radojiçiq është hequr më 19 shkurt 2021. Pesë ditë pas fitores tonë. Ne kemi fituar zgjedhjet me 438 mijë vota. Pesë ditë më vonë ish-qeveria para se të bëhemi ne qeveri është hequr fletarresti. Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë e Prishtinë, tash kontributi jonë është se ai është në hotelin Kopaunik, në anën tjetër të kufirit”, tha Kurti ndër të tjera.

    Fjala e plotë e kryeministrit para se përleshja të shpërthente:

    “Marrëveshja që u bë nuk është marrëveshje për normalizim, është marrëveshje për deeskalim në të cilën ne natyrisht nuk heqim dorë nga zbatimi i ligjit, nga sundimi i ligjit, nga luftimi i krimit të korrupsionit e kontrabandës”.

    “Në të njëjtën kohë edhe e kemi shfaqur ndjeshmërinë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, të stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton që të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit nuk ka pasur as protesta të dhunshme, nuk ka pasur as incidente e as sulme në veri të Kosovës. Rrjedhimisht nuk kemi tërheqje të policëve të Kosovës. Të gjithë policët që janë në veri të Kosovës janë në veri të Kosovës. Kemi 25% zhvendosje të policisë nga ndërtesat komunale, por gjithnjë përbrenda veriut të Kosovës. Nuk dalin policët e Kosovës nga ndërtesa që të vijnë në jug. Sot që po flasim janë mbi 800 policë të Kosovës atje, jo vetëm shqiptarë. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit kurrë nuk ka qenë më i fuqishëm se tash”, duke përmendur edhe shpalljen terroriste të dy organizatave në veri.

    “3200 njerëz janë arrestuar në këto dy vitet e para të qeverisjes tonë. Gati 10% prej tyre zyrtarë publikë. 16 rrugë ilegale në Veri janë mbyllur. 7 baza policore janë në Veri rrotull kufirit me Serbinë. Asnjë bazë s’ka qenë më herët. Katër ndërtesa të komunave në Veri janë të Republikës, katër stacione të policisë në Veri janë të Republikës. Kjo s’ka qenë më herët tash është. Dhe mos harroni që fletarresti për kryekriminelin Milan Radojiçiq është hequr më 19 shkurt 2021. Pesë ditë pas fitores tonë. Ne kemi fituar zgjedhjet me 438 mijë vota. Pesë ditë më vonë ish-qeveria para se të bëhemi ne qeveri është hequr fletarresti. Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme ky kryekriminel ka qenë në Mitrovicë e Prishtinë, tash kontributi jonë është se ai është në hotelin Kopaunik, në anën tjetër të kufirit”.

    Përleshje në Kuvendin e Kosovës

    Shpërndaje:
    “Manipulatore”, “mashë e Kurtit”, Abazi s’kursehet ndaj Kusarit pasi i dolën përgjimet me Listën Serbe
    10 Korrik, 2023 - 16:59

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i ka reaguar shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, së cilës iu publikua një përgjim nga medium Nacionale, teksa ajo bisedonte me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

    Abazi tha se ndonëse nuk i ka dëgjuar përgjimet, nuk dyshon në, siç tha ai, punën e Kusari-Lilës si një manipulatore.

    “Nuk i kom pa përgjimet, se isha edhe në parlament. Nuk kom pasë dyshim që është ajo, bazuar në punën e saj me Listën Srpska në parlament qe e ka bë, manipulimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kështu që, për një manipulatore që e ka përdor Kurti si mashë, kjo mundet me qenë ma e pakta që mundet me dalë në të ardhmen”, deklaroi Abazi për Insajderin.

    Në përgjimin dëgjohet teksa Simiq ia përmend Kusarit një bisedë të saj me Milan Radojiçiqin, i kërkuar nga organet e rendit në Kosovë dhe në listë të zezë të SHBA-së.

    Shpërndaje:
    “Të paautorizuara dhe të prera”, Kusari-Lila thotë se do të bëjë padi për audio-incizimet
    11 Korrik, 2023 - 21:57

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se audio-incizimi i sotëm i publikuar nga gazetari Berat Buzhala, është prerë dhe cunguar dhe se mban interpretime e komente.

    Ajo thotë se lidhur me këto, do të ballafaqohet në gjyq me ish-liderin e Listës Serbe dhe gazetarin Berat Buzhala.

    “Sot biseda e lëshuar, të cilën e kam dëgjuar para se të vija në studio te ju, për dallim të asaj mbrëmë që e kam dëgju në studio, në kuptimin e përmbajtjes kur kam lexu titujt, e kam kuptu që sot përveç që është e prerë, dmth është e cunguar, gjithashtu përmban edhe interpretime edhe komente të vazhdueshme të Berat Buzhalës, për të cilat ne tash definitivisht do të ballafaqohemi në gjyq. Si e parë e punës është incizimi i pa autorizuar prej Slavko Simiq, si e dytë e punës është mos marrja e asnjë konfirmimi nga unë lidhur me këto incizime nga Berat Buzhala, dhe si e tretë e punës është komentet, nxitja, fyerja dhe cenimi i integritetit e personalitetit tim”, deklaroi Kusari-Lila.

    Ajo tha se asnjëherë tjetër nuk ka pasur komunikim me Radoiçiqin, pos atyre tre minutave të cilat i ka konfirmuar edhe vetë.

    “Ajo krejt çfarë është duke u propagandu, përfshirë edhe atë materiak i cili ka dalë për pesë herë, e kontestoj me çdo gjë të mundshme dhe e sfidoj secilin. Unë mund të konfirmoj me krejt vërtetësinë sa është e vërtetë që sonte jam në studio te ti se nuk ka asnjë bisedë tjetër përveç të asaj që e kemi dokumentu ose e kemi konfirmu në fakt atë tre minutshin që e kam dëgju Radoiçiqin duke u anku për hapësirën e ngushtuar nga kryeministri Kurti për të qendru në Kosovë, as edhe një tjetër të vetme”, tha Kusari-Lila. /ATV

    Shpërndaje:
    A ishte në dijeni Kurti për bisedën e Kusari-Lilës me Radojçiqin, përgjigjet shefja e GP të VV-së
    10 Korrik, 2023 - 21:42

    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se me Slavko Simiqin ka folur 15 minuta.

    “Aq, s’kam pasë takim më gjatë, me Slavkon është fjala”, ka thënë Kusari-Lila.

    Kusari – Lila, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i njoftuar për bisedën e saj më kriminelin, Milan Radojçiq. Kusari ka shtuar se këtë ia ka treguar më vonë.

    “Jo s’ka qenë (i informuar Kurit)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simie. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiqin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kom ndi obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethana që ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo në RTV Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Aktivisti i PDK-së përsëri me parullë para Qeverisë: Me Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?
    11 Korrik, 2023 - 14:04

    Aktivisti i PDK-së, Trim Syla, ka rifilluar protestën e tij ndaj pushtetit.

    Përmes parullës se tij, ai ka pyetur kryeministrin Albin Kurti për përgjimin e shefes se Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

    “Albin, me Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim?”, ka shkruar Syla në profilin e tij në “Facebook”.

    Shpërndaje:
    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!