×
  • Sport
  • Sport

    Puig refuzon ofertat, këmbëngul në qëndrimin te Barcelona

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 9:37

    Mesfushori Riqui Puig vazhdon të dëshirojë të qëndrojë te Barcelona dhe të luftojë për të hyrë në ekipin e parë nën urdhrat e Ronald Koeman.


    Edicionin e kaluar Puig nuk ka pasur minuta të duhura, derisa në përgatitjet parasezonale, lojtarët si Nico Gonzalez ose Gavi, apo edhe i riu Yusuf Demir e kanë tejkalar, transmeton lajmi.net.

    Edicionin e kaluar, Koeman ia bërë me dije që nuk është në planet e tij dhe as nuk e aktivizojë shumicën e rasteve.

    Në fakt, as rekomandimi i presidentit Joan Laporta që sugjeroi që mesfushori të këtë më shumë minuta, nuk ishte i mjaftueshëm për të bindur teknikun holandez.

    Interesimi i klubeve të tjera

    Kjo situatë nuk ka qenë pa pasur vëmendjen e disa klubeve të tjera. Në javët e fundit, shumë skuadra e kanë telefonuar Barcelonën për Puig, që ka kontratë deri më 2023.

    Për momentin, ka interesim, por jo ofertë zyrtare.

    Puig vazhdon të dëshirojë të mbetet në “Camp Nou”, pavarësisht që nuk ka minuta dhe stërvitjet me ekipin e parë duket se janë të mjaftueshme.

    Sipas Mundo Deportivo, Puig nuk ka kërkuar bisedime me klube të tjera, ngase dëshiron të realizojë ëndrrën për të qëndruar te Barcelona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!