×
  • Sport
  • Sport

    Rashica po shkëlqen tek Norwich-I, zgjidhet lojtari i muajit

    Reporteri
    10 Shtator 2021 | 12:50

    Norwich City nuk e pati fillimin që e mendonte në sezonin e ri në Premierligë, pasi u inkuadrua nga Championshipi edicionin e kaluar.


    Nga tri ndeshjet e luajtura, “kanarinat” i kanë humbur të gjitha, duke e shënuar vetëm një gol në proces.

    Por, transferi i tyre, Milot Rashica po tregon paraqitje të mira, ndonëse ende nuk e ka gjetur rrugën deri te goli.

    Norwich City po krenohet me performancat e Norwichit në klub deri tash, teksa e kanë zgjedhur edhe si lojtarin e muajit.

    “Një start premtues i jetës si lojtar i Norwich Cityt për Milotin”, shkroi në Twitter ekipi anglez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!