×
  • Sport
  • Sport

    Reali e shkatërron Leganesin – Ramos feston me shqiponjë

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 23:21

    Real Madridi e ka mposhtur Leganesin me rezultat bindës 5-0 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.


    Pas vetëm shtatë minutash lojë në Santiago Bernabeu, Rodrygo Goes i kaloi madrilenët në epërsi, pas një asistimi nga Karim Benzema.

    Një minutë kaloi nga goli i parë dhe Toni Kroos (8’) e dyfishoi epërsinë e që sulmuesi francez ishte përsëri asistuesi.

    Real Madrid vs Leganes (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

    Në minutën e 24-të, Los Bancos fituan një penallti të cilën në gol e konvertoi Sergio Ramos, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me tri gola epërsi.

    Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ngadaltë, mirëpo madrilenët arritën ta shënonin edhe golin e katërt.

    Real Madrid vs Leganes (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

    Karim Benzema e ndryshoi rolin e tij nga një asistues, në golashënues, pasi realizoi nga pika e bardhë në minutën e 69-të, shkruan Telegrafi.

    Kur u menduar se ndeshja po përfundonte me këtë rezultat, Luka Jovic (90’+1) shënoi golin e pestë nga asistimi i Dani Carvajal.

    Pas javës së 11-të, Real Madridi gjendet në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se Barcelona që është liderë, ndërsa në xhiron e 12-të do të takohen me Betisin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!