×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet Champions League, Bayern-Barcelona që në start, Chelsea nis mbrojtjen e kurorës

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 18:48

    Duel për vendin e parë të grupit por edhe hesape për t’u larë nga e kaluara. Champions League rikthehet menjëherë me spektakël dhe me një finale të parakohshme teksa vihen përballë Bayern Munchen dhe Barcelona.


    Ballafaqimi i fundit i këtyre dy klubeve sjell kujtime të hidhura për spanjollët të cilët regjistruan një prej humbjeve më turpëruese në historinë e tyre, me rezultatin 8-2. Këtë herë katalanasit sfidojnë kampionët gjermanë edhe pa Leo Messin, por edhe me një sërë problemesh brenda klubit.

    Hakmarrja do të jetë motivimi më i madh i skuadrës së Koeman, por edhe fakti që në La Liga, Barça e ka nisur mirë kampionatin përpos vështirësive.

    Bayern në krahun tjetër është në formë të shkëlqyer edhe me ardhjen e trajnerit të ri Nagelsman. 3 fitore me radhë dhe një Lewandowski që shënon në çdo ndeshje.

    Kampionët në fuqi Chelsea, e nisin rrugëtimin e tyre për mbrojtjen e kurorës nga rusët e Zenit. Juventus do të kërkojë kthesën përballë Malmos pas startit të dobët të kampionatit duke shfrytëzuar edhe rikthimin e futbollistëve amerikano-jugorë që munguan ndaj Napolit, ndërkohë që me interes pritet edhe debutimi i dytë në Champions League i Cristiano Ronaldos me fanellën e Manchester United.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!