×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo uron Messin: Një lamtumirë e denjë për gjeniun

    Reporteri
    19 Dhjetor 2022 | 13:30

    Legjenda e Brazilit, Ronaldo e ka uruar Leo Messin për trofeun e Kupës së Botës.

    Messi ka qenë kryefjala e këtij Kampionati Botëror, duke u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

    35-vjeçari mori çmimin e lojtarit më të mirë të turneut pasi shënoi shtatë gola, ndërsa ai u bë gjithashtu lojtari i parë që shënoi në çdo raund të Kampionatit Botëror.

    Shumë yje të futbollit e uruan argjentinasin, në mesin e tyre edhe Ronaldo Nazario.

    “Futbolli i këtij lloji largon çdo rivalitet. Pashë shumë brazilianë dhe njerëz nga e gjithë bota, duke brohoritur për Messin në këtë finale elektrizuese”, shkroi Ronaldo në Twitter.

    “Një lamtumirë e denjë për gjeniun që, përtej të qenit yll i Kupës së Botës, drejtoi një epokë. Urime, Messi!”.

    Ronaldo gjithashtu shënoi dy herë në finalen e Kupës së Botës 2002, kur Brazili mundi Gjermaninë, ndërsa ai ishte pjesë e skuadrës fitimtare në vitin 1994 në moshën 17-vjeçare edhe pse nuk luajti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!