×
  • Sport
  • Sport

    Rrëfim rrënqethës, Ibrahimovic flet për sëmundjen e djalit të tij: Momenti kur kuptova se isha askushi

    Reporteri
    06 Qershor 2023 | 21:23

    Ditë më parë, Zlatan Ibrahimovic ka zyrtarizuar fundin e karrierës së tij të suksesshme. Edhe pse pas vetes ka më shumë se njëzet vite karrierë futbollistike, periudha më e vështirë në jetën e tij lidhet me familjen dhe djalin.

    Bëhet fjalë për gjendjen shëndetësore të djalit Maxi dhe problemet e tij me lukthin pas lindjes.

    Në librin “Unë jam Zlatani” (“I Am Zlatan”), futbollisti ka kujtuar një moment kur fama nuk i ka ardhur në ndihmë.

    “Gjithçka ishte e re me Maxin, e vumë re se po villte shumë. Veç kësaj, nuk po shtonte peshë, por humbte. Nuk e dinim pse, a ishte normale? Ai villte vazhdimisht, ne nuk e dinim arsyen… Fola me familjen, miqtë dhe të gjithë më ngushëllonin duke thënë se nuk ishte asgjë e tmerrshme”, ka rrëfyer ai.

    “I gjithë trupi im ishte i shtangur. Asnjëherë nuk isha ndjerë ashtu, as afër. Deri sa nuk kisha fëmijë, isha zotëri i paprekshmi. Në atë moment isha i pafuqishëm, nuk mund të bëja asgjë. Maxi po dobësohej çdo ditë, ishte aq i vogël. Dukej sikur jeta po e braktiste”, është shprehur 41-vjeçari.

    Gruaja e tij e informoi se i porsalinduri kishte nevojë për një operacion urgjent të lukthit.

    “Nuk e mbaj mend rrugën për në spital. Më kujtohen vetëm korridoret e spitalit dhe era. Vrapova dhe pyeta se ku ishte, përfundimisht më çuan në dhomën e madhe, ku ishte shtrirë Maxi në inkubator. Ishte më i vogël se kurrë…”.

    “Ai kishte tuba në trup. M’u duk sikur ma kishin shkulur zemrën nga gjoksi.”

    Për fat të mirë, operacioni doli me sukses dhe djali u shërua shpejt.

    “Maxi edhe tani e ka një shenjë. Ai ndihet i shëndetshëm si të gjithë fëmijët e moshës së tij dhe shpesh e kujtoj këtë. Sinqerisht më jep një këndvështrim më të mirë për jetën”, ka theksuar Zlatan.

    Ibrahimovic dhe sipërmarrësja Helena Seger janë në një lidhje prej më shumë se 20 vitesh dhe kanë dy fëmijë bashkë – Maximilian (16 vjeç) dhe Vincent (14 vjeç).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!