Ish Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka bërë të ditur se Kuvendi i FFK-së që po mëtohet të mbahet më 6 prill mbetet i paligjshëm.
E, disa orë më parë FFK njoftoi duke botuar vendimin e Gjykatës Themelore për ankesën e bërë nga Gramoz Vokrri, derisa FFK atë e plasoi si fitore dhe konfirmim i Kuvendit të ligjshëm të 6 prillit.
FFK ka thënë Gjykata Themelore duke refuzuar ankesën e Vokrrit ka konfirmuar se Kuvendi është i ligjshëm.
Por, Salihu si jurist dhe ish-Sekretar i FFK-së, dikur bashkëpunëtor më i afërt i kryetarit të tashëm dhe kandidatit të vetëm për kryetar, Agim Ademi, ka thënë se ajo që ka vendosur gjykata është tjetër gjë.
“Ajo çka ka vendosur Gjykata është diçka krejt tjetër. Padia e Gramoz Vokrrit në Gjykatë është bërë pasi është ndier i dëmtuar me çështjen e nënshkrimeve. Kurse Kuvendi është tjetër çështje. Po flasim për procedura e afate të mbajtjes së një Kuvendi,” ka thënë Salihu për Gazetën Express.
Së fundi ai ka punuar si këshilltar ligjor në FFK, ndërsa u suspendua një ditë pasi që doli në televizion duke treguar skandalet e Agim Ademit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.