×
  • Sport
  • Sport

    Shkëlqeu në fushë me gol dhe asist, por Rashicës i bëhet një padrejtësi e madhe

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 23:19

    Milot Rashica shkëlqeu në ndeshjen ndaj Bayern Munchen, duke shënuar dhe asistuar në dy golat e Werder Bremen.


    Ylli kosovar pati një përformancë të jashtëzakonshme ndaj ‘Bavarezëve’, por në fund u eliminua nga gjysmëfinalja e Gjermanisë, falë edhe një penalltie kontraverse të dhënë nga VAR-i.

    Megjithatë, kjo ndeshje do mbetet gjatë në kujtesën e Rashicës.

    22-vjeçari fillimisht dha një asist të mrekullueshëm për Osakon (74′) që ngushtoi rezultatin.

    Pas vetëm një minute, Miloti e trullosi totalisht mbrojtësin Mats Hummels dhe barazoi rezultatin.

    Por një padrejtësi e madhe iu bë atij pas ndeshjes, pasi çmimin si ‘Lojtari më i mirë i ndeshjes’ e mor dikush tjetër.

    Ishte sulmuesi Thomas Muller, lojtari që u zgjodh si më i miri i ndeshje. Sulmuesi gjerman kontribuoi me një gol.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!