×
  • Sport
  • Sport

    Tani çdo gjë ka kuptim: Ylli anglez u pa në kazino menjëherë pas humbjes ndaj Çekisë

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 13:28

    Ylli i skuadrës së Leicester, James Maddison u ftua nga Gareth Southgate për ndeshjen ndaj Republikës Çeke për shkak të formës së tij briliante qe po kalonte së fundmi.


    Ai u paraqit në humbjen ndaj çekëve, por u largua nga fusha për shkak të një lëndimi që e pësoi, shkruan Reporteri.net

    Menjëherë pas ndeshjes, ai u pa në një kazino duke i shtuar kështu edhe më shumë spekulimet se Anglia nuk kishte udhëtuar për fitore.

    Normalisht që edhe futbollistët janë njerëz dhe kanë nevojë ta kalojnë kohën e lirë sikur çdokush tjetër, por ky rast erdhi në një periudhë të keqe për Maddison.

    22-vjeçari po lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm tek skuadra e Manchester United dhe me talentin që ka pritet ta forcojë mjaft skuadrën e Solskjaer./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!