×
  • Sport
  • Sport

    Tifozëve të Crvena Zvezdës nuk iu mbetet tjetër pos të provokojnë në kufi: Oj Kosovë, o vendi im

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 12:12

    Tifozët e Crvena Zvezdës, “Delije” janë duke kënduar këngë nacionaliste në kufi të Jarinjës, teksa nuk po u lejohet atyre nga Policia e Kosovës të futen në territorin e Republikës së Kosovës. As kontingjenti i Crvena Zvezdës nuk do të lejohet të futet në Kosovë nga njësia speciale e Policisë së Kosovës. Klubi serb planifikonte ta zhvillojë në vendin tonë ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe.


    Tifozët e Crvena Zvezdës, të njohur me emrin “Delije” janë duke provokuar në pikën kufitare të Jarinjës.

    Ata po bëjnë thirrje dhe po bëjnë këngë nacionaliste për Kosovën.

    Atyre nuk do t’ju lejohet futja në territorin e Republikës së Kosovës nga njësia speciale e Policisë së Kosovës.

    As ekipit serb nuk do t’i lejohet futja në Kosovë për ta zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë ndaj Trepçës serbe.

    Dhe, të mllefosur që nuk do të mund të futen në Kosovë, tifozët serbë po këndojnë andej kufirit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!