Napoli është klubi i radhës që ka shfaqur interesim për Vedat Muriqin
Ylli i Kombëtares së Kosovës është duke kaluar në formën më të mirë si futbollist ku po shkëlqen në kampionatin turk, te Fenerbahce, shkruan Reporteri.net
Paraqitjet e mira si me klub ashtu edhe me Kombëtare kanë bërë që ai të kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane.
Dje u raportua se Interi dëshiron shërbimet e Muriqit, ndërsa sot mediat në Itali raportojnë se garët për 25 vjeçarin nga Prizreni iu është bashkuar edhe Napoli.
Se ku do të vazhdojë karrierën Vedat Muriqi mbetet të shihet në afatin kalimtar të janari pasi shumë klube janë duke kërkuar prizrenasin. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.