×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Belgjikës: Ndeshja e parë, më e vështira në Europian

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 21:11

    “Ndeshja e parë është shpesh më e vështira në një turne të tillë. Duhet të përfshihesh në garë menjëherë si mendërisht ashtu edhe fizikisht”.


    Kështu u shpreh trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, në konferencën për shtyp para ndeshjes së ditës së shtunë ndaj Rusisë.

    “Nesër do të jetë një provë e vërtetë, sepse ne e njohim shumë mirë këtë skuadër. Në anën tjetër, ata janë të favorizuar pasi kanë mbështetjen e tifozëve të tyre”, tha Martinez.

    Belgjika do të luajë mbrëmjen e së shtunës në orën 21:00 ndaj Rusisë, ndërsa është në grup edhe me Danimarkën dhe Finlandën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!