×
  • Sport
  • Sport

    UEFA me vendim të prerë, përjashton klubin anglez nga Europa League

    Reporteri
    11 Korrik 2025 | 20:29

    Klubi anglez, Crystal Palace është përjashtuar nga Europa League, aty ku u kualifikua pas fitimit të FA Cup.

    Siç edhe pritej, UEFA ka marrë vendimin drastik, për shkelje të rregullave të pronësisë, duke e zbritur klubin në Conference League. Rregullorja e thotë qartë se në të njëjtin kompeticion, nuk lejohen klube me të njëjtin pronar.

    John Textor është aksionar kryesor te Crystal Palace, ndërsa në pronësinë e tij ka edhe klubin francez, Lyon-in.

    Këta të fundit luajnë gjithashtu në Europa League, ndërsa pak ditë më parë fituan apelin për të mos rënë në Ligue 2.

    Drejtuesit e Crystal Palace në mbrojtjen e tyre, thanë se Textor po finalizon shitjen e klubit në një tjetër amerikan, por kjo nuk e bindi UEFA-n, për të ndryshuar vendimin.

    Klubi anglez pritet të apelojë vendimin. Në Angli thuhet se vendin e Crystal Palace në Europa League mund ta marrë Nottingham, skuadër që u kualifikua në Conference League. Me pak fjalë do të ketë “rokadë” mes klubeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!